Falcao wants more minutes

Radamel Falcao ka luajtur vetëm 214 minuta dhe ka realizuar vetëm një gol për Chelsean në këtë sezon të garave, duke qenë larg formës së tij më të mirë.
Sulmuesi kolumbian, i cili është i lidhur me largimin nga “Blutë” e Londrës kërkon minutazhe më të madh në lojë.
“Chelsea ishte ekipi që më kërkoi mua dhe unë i hap derën. Situata është e komplikuar për shkak se sezoni nuk është i mirë për ne dhe nuk më është dhënë mundësinë që kam kërkuar”, ka thënë Falcao.
“E ardhmja? Unë shpresoj se do të kem sukses me Chelsean dhe dëshirojë të luajë më shumë”, ka theksuar Falcao.